Shpallet fituesi i çmimit Nobel, në garë ishte edhe Ismail Kadare

By

Romancieri nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah është bërë laureati i ri “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve”.

Akademia Suedeze tha se çmimi ishte në njohjen e “depërtimit të tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve”, shkruan AP News.

Gurnah, gjuha amtare e të cilit është suahilishtja, por që shkruan në anglisht, është shkrimtari i gjashtë i lindur në Afrikë që merr Nobelin për letërsi.

Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe 10 milion korona suedeze (mbi 1.14 milion dollarë). Paratë e çmimit vijnë nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

Artikuj të ngjashëm