Shqipëria nuk ia ka dalë të kualifikohet në finalen e Eurovisionit.
Në mesin e 10 shteteve që morën biletën për finalen e së shtunës, ishte edhe Serbia fqinje teksa Eneda siç edhe pritej, nuk ia doli përkundër një interpretimi fantastik live.
Në historikun shqiptar, përfaqësimi i vetëm nga Kosova me Rona Nishliun në vitin 2012 vazhdon të mbetet suksesi më i madh me pozicionimin në vendin e pestë në finalen e madhe.
Me shpresë se do mësohemi që të ndjekim ritmin e krijimeve muzikore dhe të mos e marrim edhe aq afër zemrës këtë kompeticion, presim vitin tjetër. /PRIVE.AL/