Filmi kosovar “Zgjoi” fatkeqsisht nuk ia ka dalë që të çojë deri në fund rrugëtimin për në “Oscars”.
Përkundër hyrjes në listën e 15 filmave më të mirë me prodhime kinematografike nga shtete si Finlanda, Austria, Belgjika, Japonia, Italia, Irani, islanda, Gjermania, Norvegjia, Meksika, Panama, Spanja e Danimarka juria nuk e ka përfshirë në listën e ngushtë të edicionit të 94-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Filmat e përzgjedhur janë: “Drive my car”, “Flee”, “The hand of God”, “Lunana: A yak in the classroom” dhe “The worst person in the world”. /Prive.al