Yllka Gashi flet për herë të parë pas shpalljes së nominimeve për ‘Oscar’

By

Aktorja Yllka Gashi i është drejtuar opinionit për herë të parë pasi u bënë të ditura nominimet për ndarjen e çmimeve “Oscars” ku “Zgjoi” nuk qe në listën e ngushtë të pesë filmave të nominuar.

Përmes një postimi, ajo është shprehur:

““Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”

Artikuj të ngjashëm