Aventurës 100 ditore në edicionin e nëntë të Big Brother Albania i erdhi fundi!
Në spektaklin final, pas surprizave (në sytë e shumëkujt të vakëta) për secilin konkurent nga tre çiftet, publiku tha fjalën e tij.
Të parët që u eliminuan ishin Katerina dhe Lupçe teksa Daniel me Fotini dhe Olsi me Fiorentinën mbeten në fund.
Ishin pikërisht çifti Fotoni dhe Daniel , të cilët edhe u martuan në Big Brother ata që fituan çmimin e madh prej 100 milionë lekësh.
Dyshja, që u njohën brenda shtëpisë, paraprakisht gjatë spektaklit thanë se paratë do i mbajnë në xhirollogari të përbashkët dhe nuk do i ndajnë. /Prive.al