Ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë, Edonin, Shotën dhe Anën janë shfaqur sonte në natën e spektaklit Prime, ndërsa nuk mungoi as një debat i ashpër mes këtyre dy të fundit.
Kësisoj, Ana e ka akuzuar Shotën pasi që sipas saj ka dashur “ta rrahë motrën e vet”, Arta Kabashin. Por, diçka të tillë e ka mohuar Shota, e cila ka treguar versionin e saj të historisë.
“Unë nuk njihem për dhunë, nuk jam Mike Tyson. Nuk jam femër e dhunshme”, ka thënë Shota pos tjerash.
Ndërkaq, lidhur me këtë kanë reaguar edhe opinionistët e këtij formati televiziv, por cili ishte mendimi i tyre karshi kësaj ngjarjeje? Mësojeni, duke e shikuar videon në linkun e mëposhtëm.