Shoqe të mira? Super ylli botëror mund të ishte në Kosovë këtë verë falë artistes shqiptare!

By

Jessie J krejt papritur mund të ishte lehtësisht në Kosovë këtë verë?

E lexuat mirë!

Super-ylli britanik që së fundmi solli hitin “I want love” duket se i njeh mirë trojet shqiptare dhe kjo jo vetëm falë koncertit të vitit 2014 me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një rol të madh duket ta ketë në këtë mes edhe artistja shqiptare shumë e talentuar Alx, e cila është një shoqe shumë e ngushtë e Jessie-t.

Alx është duke qëndruar këto ditë në Kosovë ku është parë në shoqëri të Kidës dhe emrave të tjerë të njohur.

Nga vizita e saj, ajo ka etiketuar Jessie-n me lokacion Prishtinën duke u shprehur:

“Meqenëse nuk munde të vish, të kam sërish me mua. Verën tjetër mbase?”

Postimi është rishpërndarë nga Jessie në Instagram-in e saj me miliona ndjekës (10 milionë për të qenë të saktë).

Shqiptarja e rritur në Amerikë, Alx, është duke punuar në projekte të reja muzikore përtej oqeanit të cilat pritet të vijnë shumë shpejt andaj mbajeni në mend këtë emër sepse do t’iu bie ta dëgjoni shumë po shumë shpesh, në një të ardhme të afërt.

Numërimi prapa ka filluar! Super muzikë nga Alx po vjen! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm