I urtë e me plot talent.
Kështu njihet përgjithësisht këngëtari shqiptar Albert Stanaj që tash e një kohë po tenton për depërtim në tregun amerikan të muzikës.
Por duket se me rritjen e famës dhe numrin më të madh të njerëzve që e njohin, atij pak po i humbet turpi.
Jo më djali ngurrues me plot talent, në fotografinë e fundit ai është shfaqur i veshur në kostum por me ç’rast fokusin e përqendron diku tjetër – unazën në gishtin e vogël të njohur shpesh si mungesë e lojalitetit në një lidhje.
Mes tjerash, ai në përshkrim ka bërë thirrje që të kryhet marrëdhënie seksuale me të.
‘Bëj seks me mua’ – citohet Stanaj ndonëse me versionin në gjuhën angleze tingëllon më i drejtpërdrejtë dhe më banal. Të jetë kaq në ‘krizë’ saqë nuk kursehet për të bërë thirrje edhe publikisht përmes Instagramit?! /Prive.al/