Super modelja shqiptare Angela Martini ka përjetuar sot një eksperiencë të cilën sipas të gjitha gjasave do e mbaj mend gjatë.
Në një njërën nga shtëpitë e saj dhe të dashurit rumun Dragosa Vulescu, kësaj rradhe në Ibiza, mysafir kanë pasur një magjistar me aftësi telepatike të jashtëzakonshme që e kanë lënë pa fjalë bukuroshen nga Shkodra.
Gjatë një testi, mentalisti ka arritur të zbulojë emrin e dashurisë së parë të Angelas pavarësisht faktit se nuk e ka treguar tek askush në atë rreth.
Po, kjo është plotësisht e vërtetë! Në videon e postuar nga Angela shihet që magjistari shkruan emrin Cairo pa dijeninë e bukuroshes që shokohet në momentin kur sheh emrin.
‘Ai zbuloi emrin e dashurisë sime të parë. Ju betohem, kurrë si kam treguar askujt. Thjesht e mrekullueshme. Jam e shokuar’ – ka shkruar Martini në videon ku zbulon reagimin e pabesueshëm pas gjetjes së emrit.
Truqet e tjera që të lënë pa fjalë të plota mund t’i shihni në profilin e modeles shqiptare në rrjetin social Instagram. /Prive.al/