Shkurte Gashi viziton Haradinajn: Kosova ka nevojë për ty

By

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas arrestimit në Francë ka marrë përkrahje të madhe jo vetëm nga akterët politikë, por edhe nga artistë e sportistë.

Ai është vizituar të hënën nga këngëtarja shqiptare Shkurte Gashi, e cila është përplot me lëvdata për ish-komandantin e UÇK-së.

Vizitën e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila kërkon lirimin sa më të shpejtë të tij.

“Vizitë te njeriu i vendit tonë! 
Çlirimtarët gjithmonë janë në shënjestër! Ramush Haradinaj gjithmonë në luftën për Liri, duke mos u ndalur asnjë çast, gjithmonë në mbrojtje të vendit! 
Kosova ka nevojë për ty! Lirim sa më të shpejt #Ramush Haradinaj”, ka shkruar Shkurta, duke vlerësuar lart veprën e ish-kryeministrit të vendit.

Haradinaj ishte arrestuar me 4 janar në aeroportin e Baselit në Francë nën një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia, me akuzat se ka kryer krime lufte në Kosovë. /Prive.al/

shkurte

Artikuj të ngjashëm