Jemi mësuar që Shkurte Gashi të bashkëpunojë me Flori Mumajesin, pas dy projekteve të tyre të suksesshme.
Mirëpo, kësaj radhe, këngëtarja ka zgjedhur një tjetër artist i cili është pjesë e Thredoots.
Shkurte Gashi zgjodhi Brunon dhe këtë e ka bërë të ditur Flori përmes një fotografie të postuar në instastory e cila duket se është realizuar në shesh-xhirim.
Flori etiketoi të dy artistët dhe vendosi mbi një kamerë.
Ekipi sërish ka vendosur të bashkëpunojë me Imagine, produksionin me të cilin ka kohë që kanë realizuar klipe./Prive.al