Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ishte sot në fshatin Mushtisht, aty nga ku e ka edhe prejardhjen.
Meqenëse temperaturat ishin sot të larta mbi vendin tonë, ajo shfrytëzoi rastin për t’u fotografuar dhe për të postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram.
Në foto, këngëtarja shihet e veshur me pantallona të bardhë të kombinuar me një bluzë ngjyrë bezhë.
Shkurte Fejza veshjen e kombinoi me një palë syze dielli dhe dukej shumë me stil.
Ajo që ra në sy më së shumti ishin pantallonat e shkurtër pasi këngëtarja në të shumtën e rasteve vishet me fustane.
Megjithatë, edhe ky look po i shkon shumë.
Këngëtarja është vazhdimisht aktive me këngë të reja pasi merr pjesë në shumë ahengje familjare./Prive.al