Shkëndije Mujaj, e njohur për provokimet e saj, këto të fundit nuk i ka lënë anash as në ditën e festës së Kurban Bajramit.
Ndonëse jo me ekspozim të aseteve të saj, këngëtarja kësaj radhe ka provokuar me një imazh ku shihet teksa mban një pushkë të gjatë gjuetie.
Në një prej fshatrave të Pejës ajo duket se pos kurbanit është pajisur edhe me armatim.
Këtë e ka thënë vetë Shkëndija teksa ato që kanë pasuar janë komentet në lidhje me gjoja gatitshmërinë e saj për të mbrojtur kufirin, në temën e nxehtë të Demarkacionit që na ka shoqëruar tash e një vit. /Prive.al/