Ndonëse emisioni i dashurisë ka përfunduar, jehona e tij dhe e protagonistëve nuk është zbehur.
Para se të largohej nga “Për’puthen” Sindi ishte fokusuar te Blerimi të cilin e zgjodhi edhe në takimin e javës së fundit.
Afrimiteti i tyre është diskutuar jo pak brenda në studio, por duket që raporti i tyre nga ndryshuar që nga dalja.
Ish-konkurrentja ka postuar së fundmi një foto ku shihet mjaft e afërt me Blerimin, duke shkruar “Na duheshin edhe disa takime të tjera”. Kjo foto është ripostuar më pas edhe nga Blerimi i cili ka shkruar “Sigurisht o diamant që bën dritë!”. /Prive.al