Shkaqet e vdekjes së Adelës: Mospërputhje e raportit policor dhe autopsisë

By

Kur tashmë kanë kaluar rreth 10 orë nga vdekja e kobshme e gazetares Adelajda Xhamani, raportet policore dhe ato të autopsisë nuk kanë përputhje mbi shkaqet e vërteta të vdekjes.

Në raportin e policisë, thuhet se gazetarja ka qenë epileptike, fakt që mohohet nga familjarët dhe miqtë.

Adelajda ka qenë shumë mirë me shëndet teksa të afërmit kanë përmendur vetëm një moment para rreth dy vitesh kur bukuroshja kishte humbur ekuilibrin.

Përkundër analizave në Shqipëri dhe jashtë, nga mjekët nuk ka mundur të vërehet asnjë komplikacion shëndetësor deri sot, kur pas një infarkti të papritur në zemër, Adela u shua përgjithmonë.

Ndryshe, raporti i autopsisë krahas shkakut – infarkt në zemër potencon se nuk ka asnjë shenjë dhune në trupin e së ndjerës e cila jetonte vetëm në Tiranë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm