Çdo ditë në baza ditore postonin fotografi nga më të ndryshmet të figurave publike dhe jo vetëm me synimin të shfaqnin jetën përtej filtrave dhe perfeksionit të reflektuar në rrjete sociale.
Por dukej se duhet të merreshin me Elvana Gjatën në mënyrë që faqja ‘Vipat e Bllokut’ me mbi 135.000 ndjekës në Instagram, të mbyllej.
Faqja në Instagram dy ditë më parë postoi një seri kolazhesh ku bëheshin krahasime mes Elvana Gjatës dhe Beyonce e disa foto të tjera dhe ky fakt nuk i ka pëlqyer menaxhmentit të Threedots.
Andy Gramm, DJ i ekipit që merret edhe me modalitete tjera, kishte kërkuar nga ‘Vipat e Bllokut’ të fshinin fotot e publikuara pa miratim të këngëtares ose llogaria do mbyllej për 24 orë.
Pas refuzimit për t’i fshirë fotot shumicën e të cilave i kishte postuar vetë Elvana, llogaria me mbi 135.000 ndjekës tani është fshirë për t’u hapur një e re.
Sërish, ekipi i ‘Vipat e Bllokut’ nuk ka ‘mbushur mend’ duke postuar imazhe të këngëtares së hitit të madh ‘Njësoj’. Përtej kërcënimeve private, ky është rasti i parë ku një këngëtare, respektivisht ekipi i saj merren publikisht me mbylljen e faqes që ka trazuar shumë persona. /Prive.al/