Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me nofkën Stresi, në mbrëmjen e së martës pësoi një aksident.
Një djalë si ai që jo rrallë herë ka probleme me ligjin, është aksidentuar në trafik duke lënduar krahun.
Në një fotografi që i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Stresi i ka informuar ndjekësit e fansat e tij se ka pësuar aksident.
Ama, ndonëse vetë është nga ata tipa që nuk e qajnë kokën për rregullat e ligjet, stresi ka pasur një porosi ëpr fansat, duke shkruar: “Stop shpejtësisë”.
Mirëpo, menjëherë një ditë pas aksidentit, ai duket të jetë shëndosh e mirë e në këmbë, ndërsa krahun e ka në fasho.
Siç duket, asgjë s’mund ta mposhtë reperin rebel që mbahet për “djalë të keq”. /Prive.al/