Shfaqet Blerand Stavileci: Ditë e veçantë në familje (FOTO)

By

Ishte emri më i përfolur ditëve të fundit.

Ish ministri i dy ekzekutiveve, Blerand Stavileci, u bë shënjestra e diskursit publik në Kosovë, pasi gruaja e tij Vitore Stavileci, u sulmua rëndë nga disa persona, identiteti i të cilëve ende nuk është zbuluar nga hetuesit kosovarë.

Disa ditë pas ndodhisë që goditi familjen, një moment i veçantë ka ardhur për ta.

Vajza e tyre ka nisur shkollën, ndërsa momentin nga dita e parë e rrugëtimit të gjatë që e pret në jetë, e ka bërë publik vet Stavileci, duke publikuar në Instagram një fotografi me vajzën e tij, para dyerve të institucionit shkollor ku tash e tutje ajo do vijojë mësimet.

Ndonëse pranë tyre nuk ndodhej e ëma, Vitorja, ngase po merr trajtime mjekësore në QKUK për ta marrë veten pas sulmit, Blerandi e ka shënuar këtë ditë duke dëshiruar që ajo të ishte aty.

“Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”, ka shkruar ai, në imazhin me të bijën ku shihet duke i mbajtur dorën. /Prive.al

Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu.

A post shared by Blerand Stavileci (@blerandstavileci7) on

Artikuj të ngjashëm