Shën Valentini përrallor: Almeda e ‘Çënari’ kurorëzojnë dashurinë me martesë (VIDEO)

By

Pavarësisht se që të dy janë personazhe mjaft të njohura në Turqi, Almeda dhe Tolgahani preferuan që të realizojnë një aheng me vetëm 40 të ftuar.

Ish Missi shqiptar, Almeda Abazi, ditën e djeshme krahas ditëlindjes së saj siç edhe paralajmëruam kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me aktorin e njohur turk.

Ceremonia në fjalë u mbajt në terracën e një hoteli luksoz në Beverly Hills e edhe pse larg prej vendit të tyre të famës ajo mori një vëmendje mjaft të madhe mediatike.

Mediat turke raportuan hap pas hapi ceremoninë dhe mesazhet e të ftuarve.

Vetë Almeda ndau një fotografi në profilin  e saj Instagram ku falenderonte Zotin dhe tashmë bashkëshortin për këtë dhuratë e cila korrespodonte me ditëlindjen e saj.

Nga fotografitë dhe videot e publikuara shihet se Almeda ka zgjedhur një fustan mjaft të thjeshtë por mjaft elegant. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm