Kur Etnon dhe Genta Ismajli bashkuan forcat për një projekt të përbashkët, me gjasë as ata vetë nuk ishin të vetëdijshëm për suksesin absolut që i priste.
Kënga ‘Shake it’ e publikuar disa javë më parë u shndërrua në refrenin e pothuajse secilit në muajt e parë të 2016-tës që identifikohen me këtë krijim muzikor.
U dëgjua në çdo klub, veturë e lokal por anash nuk mbetën as të huajt që nën tingujt e kësaj kënge shijuan çdo sekondë të saj.
E reflektim i këtij suksesi janë shikimet në Youtube. Kënga tashmë ka arritur shifrën e mbi pesë milionë shikimeve duke thyer rekordet personale të artistëve dhe jo vetëm.
Këta të fundit, në asnjë çast nuk harrojnë t’i falemnderojnë fansat të cilët këtë këngë e shndërruan në super-hit. /PRIVE.AL/