Seven Saraçi publikon këngën e re, shkruan një dedikim që na prekë të gjithëve

By

Seveni gjithnjë ka ardhur me projekte të bukura dhe enigmatike, i fundit duke qenë projekti me Tunën që quhet “Maria”.

Mirëpo ky projekti i fundit “Nothing Changed”, ndoshta duhet të ketë qenë projekti që ka mbajtur më afër zemrës bazuar në dedikimin që ai ndau, kur publikoi këngën.

Jo ndryshe nga shumë kosovarë, edhe familja e Sevenit iku nga shtëpia e nga Kosova shkak i përndjekjeve gjatë luftës në vitin 1996.

Pjesë e klipit që ai ndau në Instagram janë edhe disa sekuenca nga pamjet zemërthyese gjatë shkatërrimit të vendit dhe dëbimit të kosovarëve. Në instagram Seven shkruan:

“I lindur në Kosovë, rritur në New York. Në vitin 1996, familja ime u detyrua të ikë për në SHBA, si pasojë e luftërave politike që po shkatërronin vendin tonë. Isha dëshmitar se si shtëpia ime e fëmijërisë u dogj. Në humbëm gjithçka. Komshinjtë, shokët dhe familjen. Ne erdhëm në Amerikë pa asgjë, përveç rrobave të trupit dhe valixhe të vogla të mbushura me gjëra të vogla nga shtëpia. Të rritem në New York, ka qenë bekim. Në një vend kaq divers me kultura vibrante, nuk mund të mos ndryshoja. Jam lindur shqiptar, por NYC më ka bërë burrin që jam sot. Dua të falënderoj fansat e mi që kanë qenë me mua gjatë gjithë rrugëtimit tim muzikor, dhe më kanë parë të rritëm në atë që jam sot. Prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në skemën e madhe të jetës. Falemnderit të gjithë juve që morrët këtë udhëtim me mua. Pa marrë parasysh ngritjet dhe uljet asgjë nuk ka ndryshuar.” /Prive.al

View this post on Instagram

I was Born in Kosovo, raised in New York. In 1996 my family was forced to flee to the U.S from their home due to the political wars ravaging our country. I witnessed my childhood home burned to the ground. We Lost everything. Neighbors, friends and family. We came to America with nothing but the clothes on our backs and small suitcases with the few pieces of home we were able to escape with. Growing up in NYC was nothing short of a blessing. In such a diverse city with so many vibrant cultures I couldn’t help but soak it all in. I am Albanian by birth but NYC molded me into the man I am today. I want to thank my fans that have been with me throughout this musical Journey and have watched me grow into what I am today. My parents who’s rich history in music has always surrounded my life and allowed me to find my own voice Thank you. Everything I do is for you and I hope to one day repay you for the opportunities you have allowed me to have. For my country I will show you what a young refugee boy from Kosovo was able to make of himself in the grand scheme of Life. Thank you all for taking this ride with me. No matter the highs or lows ain’t Nothing Changed. 👐🏼 (Link in Bio) #NothingChanged out now in all digital platforms! Video By: @questin_tarantino

A post shared by Seven (@7saraci) on

 

Artikuj të ngjashëm