Ishin një çift simpatik, po prapë mes tyre po përfundon gjithçka,
Dyshja e njohur, aktorja Amber Heard dhe moguli i teknologjisë Elon Musk, raportohet të jenë ndarë për herë të dytë.
Aktorja 31 vjeçare dhe Musk 46 vjeçar, kishin nisur një lidhje dashurie një vit më parë por u ndanë në gusht të vitit 2017-të. Ata e rikthyen lidhjen e tyre në fund të vitit, por i ndanë rrugët vetëm dy muaj më vonë, raporton gazeta amerikane US Weekly, transmeton Prive.
“Amber këmbëngul në pavarësinë e saj dhe preferon që të jenë miq dhe jo në një lidhje romantike”, ka thënë një burim për gazetën.
Ajo nuk o po e ndjek më Elon në Instagram, ndërsa ai i ka bërë unfollow në Twitter.
Vetëm para një jave, ish çifti janë parë dorë për dore në një darkë romantike. /Prive.al