Kryeministri shqiptar është një artist dhe ka personalitet jo konvencional, që shpesh refuzon t’i respektojë kodet e veshjes e etikës dhe këtë e shfaqë tejet shpesh në publik.
I veshur me kostum dhe me paraqitje elegante si gjithnjë, Edi Rama i kishte shtuar elemente sportive dukjes së tij në një intervistë në TV Klan gjatë mbrëmjes të së premtes.
Kreu qeveritar kishte veshur një palë atlete “All Star” të markës “Converse” në ngjyrë të bardhë për t’i kombinuar ato me katllikun në ngjyrë të kaltër të errët.
Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë thyen “kodin” e veshjes në daljet publike në vend apo edhe jashtë. Mjaft të kujtojmë Samitin e Londrës, kur teksa qëndronte në krah të liderëve botërorë politike veçonte nga atletet e bardha, të cilat i ranë në sy edhe medias prestigjioze BBC që shkruante asokohe se “dikush paska harruar këpucët në shtëpi”.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Samitin e Triestes një vit më parë ku Rama u shfaq i veshur me kostum të zi dhe atlete Superstar nga “Adidas” të bardha. Sigurisht atletet e kryeministrit janë parë dhe nuk munguar edhe në Kuvend apo në daljet publike në terren në vend e madje shpesh janë bërë jo rrallë objekt diskutimi e ndonjëherë është sulmi ndaj figurës së tij.