Ish gruaja e futbollistit të famshëm shqiptar, Blerim Xhemailit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes dhe sidomos me deklaratën se do publikojë një libër ku do ja nxjerrë të palarat ish-bashkëshortit e po ashtu, pas deklaratës që bëri bujë kur tha se futbollistët ‘nuk janë të mirë në shtrat’.
Modelja Erjona Sulejmani e ftuara e mbrëmshme në emisionin “Top Show” në Top Channel, u shpreh se ka qenë shumë e pakënaqur gjatë martesës me Xhemailin dhe e ndjente veten si në kafaz.
“Kam qenë si në një kafaz të artë. Kam refuzuar shumë për karrierën sepse kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja. Nuk ja vlen të martohet me futbollist. Nuk kam njohur një grua futbollisti që të jetë e kënaqur”, është shprehur Erjona. /Prive.al