Grimerja më e suksesshme shqiptare, Sellma Kasumoviq mbrëmjen që lamë pas ia ka kushtuar një daljeje me stafin e saj në një prej kafiterive të kryeqytetit me muzikë live.
Por, befasia e mbrëmjes të cilën nuk e kanë pritur në asnjë moment ka qenë këngëtari Sabri Fejzullahu i cili ka kapur mikrofonin për të interpretuar disa prej hiteve të tij të pavdekshme.
Kjo e ka emocionuar shumë grimeren e cila në një video të postuar nga këngëtari Denik Prizreni shihet teksa shpërthen në lot.
Mirënjohjen për axhën Sabri, Sellma e ka shprehur edhe në Snapchat ku mes tjerash ka deklaruar se ai është idolli i saj. /Prive.al/