Era Istrefi s’po mund ta dëgjoj muzikën! Pse?!

By

Në më pak se dy javë mbushet fiks një vit nga projekti i fundit muzikor i Era Istrefit ‘Bonbon’.

Muajt pasues kanë qenë të çmendur për këgëtaren e cila nga ai moment ka dëshmuar një ngjitje rapide drejt suksesit ndërkombëtar.

Nënshkrimi i marrëveshjes me Ultra Music, performancat, intervistat në mediume prestigjioze, komplimentet për këngën nga yje si Katy Perry e Kim Kardashian e kanë shoqëruar Erën në 2016-tën që do e mbaj mend gjatë.

Por, pyetja që pason tash e një kohë mes fansave dhe jo vetëm është – Kur projekti i rradhës?!

Këngëtarja ka dhënë disa afate kohore që janë shtyer mirëpo duket se tashmë numërimi prapa ka filluar me të vërtetë.

Nga Gjermania ku po bën ‘prekjet finale’ të projekteve të reja muzikore, Istrefi ka dhënë sinjalin që pritej.

‘Muzika është aq e mirë sa s’mundem ta dëgjoj. Unë dua që ju ta dëgjoni atë. Po vjen…’ – ka qenë mbishkrimi i Erës mbi postimin nga studioja muzikore. Mbetet të shihet se kur saktësisht do lançohet pasuesi i ‘Bonbon’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm