Selena Gomez tejkalon problemet shëndetësore

By

Këngëtarja Selena Gomez po ndihet “mirënjohëse që është gjallë” pas problemeve shëndetësore.

Ylli 30 vjeçar ka folur për betejat e saj shëndetësore shumëvjeçare në dokumentarin “My Mind and Me”, duke pranuar se tani është në rregull dhe sfidat i ka kaluar me sukses, shkruan Contact Music, transmeton Klankosova.tv.

“Thjesht bëhu kjo që je. Selena nuk shqetësohet për atë që po bën. Ka të bëjë me atë se kush jam, të jem në rregull me vendin ku jam. jam mirënjohës që jam gjallë”, ka thënë ajo në një pjesë të dokumentarit.

Selena, e cila gjithashtu në vitin 2017 kishte kryer një operacion për transplantim të veshkës, pasi u diagnostikua me lupus, fitoi famë si fëmijë në serinë “Barney and Friends”.

E megjithëse nuk dëshiron të jetë “super e famshme”, Selena është e vendosur të përdorë platformën e saj për të përhapur pozitivitet.

“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem si super e famshme, por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë”, ka vazhduar tutje ajo, transmeton Klankosova.tv.

Gomez është një nga artistët më të popullarizuara në botë dhe numëron një sërë hitesh, përfshirë: “We don’t talk anymore”, “Heart wants what it wants” e “Calm Down”.

Artikuj të ngjashëm