Selena Gomez e quan Dua Lipën një “ikonë”

By

E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, Selena Gomez foli për këngën e saj më të re dhe disa nga projektet e saj filmike.

Ndër të tjerash ajo u pyet nga moderatori për punën me aktorin Steve Martin me të cilin luan në filmin “Only murders in the building”.

Artistja foli për diferencën e moshës me Martin i cili është afër 80 vjeç. Ajo kujton se si njëherë po bisedonin për artistë të rinj dhe aktori e pyet atë “Çfarë është një Dua Lipa?”,

Kimmel e pyet, “Se si përgjigjet njeriu në këtë pyetje, çfarë i the?”

Ajo tregon se si kjo e bëri të qesh dhe u përgjigj me “Dua Lipa?, Dua Lipa është një ikonë”.

Shihni më poshtë intervistën e saj të plotë më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm