Kur je mama dhe ia del të dukesh si Argjentina Ramosaj, meriton një trofe.
Këngëtarja e famshme shqiptare ndonëse nënë e një djali, ka arritur t’i ruajë format e saja dhe duket mahnitëse edhe në rroba banje.
Ndoshta punë në palestër e ndoshta edhe gjenetike, këngëtarja po që ka një fizik për t’i marrë lakmi.
Me pushime në Jug të Shqipërisë e shoqëruar nga bashkëshorti Dukagjini dhe djali i saj tre vjeçar Noah, Argjentina i ka dhënë vetes ca ditë “off’, nga çdo gjë.
Këngëtarja nga ditët që po i kalon në bregdetin shqiptar jugor, ka publikuar disa imazhe në të cilat duket shumë atraktive në një palë rroba banje të zeza.
Flokët e saja si gjithmonë, edhe pse në kripë e diell, po duken rrezatuese. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnQ6sD1HNGn/?taken-by=argjentinaramosaj