Më në fund ajo e konfirmoi se po priste fëmijën e parë gjatë muajit të kaluar, pas ca kohë spekulimesh.
Dhe Khloe Kardashian e dëshmoi se mëmësia i shkon shumë pasi publiko një seri imazhesh të ëmbla në Instagramin e saj.
Ylli i shfaqjes televizive “Keeping Up With The Kardashians”, po celebronte muajin e shtatë të shtatzënisë së saj me të dashurin, basketbollistin Tristan Thompson, 26 vjeçar.
Përkrah kësaj fotografie të adhurueshme, Khloe ka shkruar vetëm: “Nëna dhe babai”. /Prive.al