Këngëtarja Besa Kokëdhima ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’u deklaruar pas performancës së saj në natën e dytë të gjysmëfinales së “Eurovision 2024”, derisa po atë mbrëmje ajo dështoi ta prekte finalen.
Ajo potencoi se ndihet keq që nuk kaloi në finale, duke shtuar se nuk i përcakton vet rregullat.
“I falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet që më keni dërguar. E kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjatë këtyre muajve për të realizuar një përfaqësim dinjitoz. Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është pjesë e garës dhe ne nuk i përcaktojmë rregullat”, shtoi këngëtarja.
“Shpresoj të ju kem bërë krenarë, dhe kjo është çdo gjë që ma mbush shpirtin plot. Ju falënderoj shumë”, tha Kokëdhima.