Së fundmi veshi Beyonce-n: Cilin yll ndërkombëtar do të vesh tani Valdrin Sahiti?

By

Në pritje të Grammy Aëards 2020, u mbajtën shumë evente që i paraprijnë një prej eventeve më të mëdha në glob.

Më 26 janar u mbajt Pre-Grammy Gala e producentit të famshëm amerikan Clive Davis ku kishte grumbulluar yjet më me zë në një event që merr mbulim mediatik të jashtëzakonshëm.

Natyrisht që Beyonce nuk mungoi për këtë ngjarje të rëndësishme është veshur nga dizenjatori më i famshëm shqiptar Valdrin Sahiti.

Kjo nuk është hera që brendi VS vesh yjet ndërkombëtarë, pasiqë para Beyonce ishte Cardi B që i besoi punës kreative të Valdrin Sahitit.

I ftuar në një intervistë të rrallë në NIN me Alaudin Hamitin ai zbuloi shumë nga jeta e tij profesionale. Në rubrikën e përhershme “Haje ose thuaje”, pyetja që Hamiti i drejtoi Sahitit ishte se cilën fytyrë të famshme do të vesh pas Beyonce.

Përgjigjet e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Valdrin Sahiti është padyshim një nga dizajnerët më në emër në industrinë shqiptare dhe veprimtaria e tij tejkalon kufijtë shqiptar.

I ftuar në NIN ME Alaudin Hamitin, dizajneri Valdrin Sahiti rrëfen për rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe si arriti që emrin e tij ta kthente në një brend.

Për me tepër, mos humbisni intervistën e plotë duke ndjekur videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm