Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në vazhdimësi në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ngecur në vend për Valbona Selimllarin, ikonën e bukurisë shqiptare.
Mirëpo me siguri pakkush e di moshën e vërtetë të Selimllarit, ish-Miss Albania ‘91. E ftuar në studion e ‘Wake Up’ në televizionin Top Channel, ajo e ka zbuluar vetë një gjë të tillë, shkruan Xing.al.
“Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi”, ka thënë Selimllari, duke zbuluar kështu se ajo është 45 vjeçe.
Selimllari gjithashtu ka edhe 3 fëmijë: dy djem dhe një vajzë, por duket sikur ka bërë një pakt me rininë e përhershme ngase ajo nuk ka ndryshuar fare nga vitin 1992, kur ishte shpallur Miss Shqipëria për herë të parë në histori.