Sara Hoxha tregon për jetën pas lindjes së bebit të dytë

By

Sara Hoxha trashëgimtarja e Top Channel, gushtin e kaluar u martua me prezantuesin e njohur Ledion Liço. Ata janë prindër të një djaloshi dy vjeçar që quhet London Noor.

Dhe familja e tyre sapo u shtua për një anëtar!

Sara Hoxha sapo është bërë nënë për herë të dytë, dhe lajmin e ndau në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Çmendurisht e dashuruar me Romanin tonë, që u lind dje më 11 tetor 2019. Më herët se që e prisnim, por megjithatë 2.9 kilogramë gëzim i dëlirë.” – shkruan ajo duke ndarë një foto intime të momentit të lumtur të familjes.

Tani janë bërë dy javë prej se Romani i vogël erdhi në jetë, dhe si gjithnjë Sara është shumë e hapur të ndajë eksperiencat me ndjekësit e saj.

Në një foto që ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram, shihet i vogli Roman tek pushon në gjoksin e mamit, e nën këtë foto ajo shkroi:

“Dy javë si një familje prej katër anëtarë. Kanë qenë dy javë të lodhshme që përbëhen nga netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja shumë dashuri.  Cdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohës për këtë familjen time.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm