Mbrëmja e djeshme e emisionit të dashurisë mori një kthesë të papritur.
Beqari më i pashëm, Atdhe Xharavina u largua nga emisioni dhe kërkoi që Sara të bënte po të njëjtën gjë dhe të dy të vazhdonin jashtë.
Në anën tjetër, Sara ishte deklaruar për Gelianin se ajo do të qëndronte aty vetëm për të. Të njëjtën kishte bërë edhe ai. Mbrëmë, të dy tërhoqën deklaratat e tyre.
Më pas ajo pati një takim 4 minuta me Atdheun dhe të dy morën një vendim të papritur që i habiti të gjithë. Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë. /Prive.al