Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një kunjë pikante ka fluturuar drejt Lumbardhit.
Përderisa ky i fundit po fliste për emocionet që morri pas ardhjes së dronit pak orë para nisjes së natës ‘Prime’, një porosi erdhi nga Santiana.
“Krejt Shkodra me të dashtë, kur s’të do çika”, i ka thënë Santiana, Lumbardhit, pasi ky i fundit tha se u ndje keq që droni i dha atij mbështetje nga Shkodra, vendlindja e Albës.