Këngëtarja Samanta Karavello kishte pasur që mbrëmë të performonte për shqiptarët në një prej klubeve të Zvicrës mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Samantës së hitit ‘Na e dina’ sipas të gjitha gjasave i është pamundësuar shkaku i problemeve kalimi i zonës së kontrollit të pasaportave në aeroport.
Ajo ka postuar një video ku tregon se do kalojë natën në këto hapësira të cilat i konsideron si të ngjajshme më psikiatrinë.
Rëndom, në këto zona kalojnë natën pasagjerët të cilët ndalohen shkaku i problemeve me dokumentacion, përfshirë vizën.
Pa specifikuar arsyen e ndalimit, Samanta në një tjetër postim i ka kërkuar falje fansave për mospraninë e saj në koncert, siç edhe ishte paralajmëruar ditë më herët. /Prive.al/