Salma Hayek për betejën me COVID-19: “Për pak humba jetën”

By

Salma Hayek ka rrëfyer për herë të parë betejën e saj me koronavirusin. Në një intervistë të fundit me “Variety”, aktorja tha se ishte infektuar me koronavirus në fillim të pandemisë dhe se kishte kaluar simptoma të rënda.

Salma tregoi se kishte qenë kaq rëndë saqë iu desh të merrte oksigjen dhe të qëndronte për shtatë javë në izolim. “Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. I thashë, jo, faleminderit. Unë preferoj të vdes në shtëpi.”, tha aktorja.

Më tej, aktorja tregoi se edhe pse tashmë ka arritur ta fitojë këtë betejë, ndjen që ende nuk e ka energjinë që kishte dikur.

Artikuj të ngjashëm