Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj sot feston një ndër datat më të rëndësishme të jetës së saj. 2 dhjetori është data e lindjes dhe sot ka mbushur 23 vjeç.
Vajza e Albërisë është duke e festuar ditëlindjen në Amerikë larg familjes por nuk kanë munguar urimet nga të afërmit.
Albëria përmes rrjeteve sociale i ka shkruar: “Zemra ime ti, festofsh shumë ditëlindje të bukura ashtu siç je ti. Më ka marrë shumë malli. Ta zgjodha këtë foto me makarona sepse e di para tortës do zgjidhje pasta. Edhe 100. Të dua shumë shpirt”
Përpos nga nëna, Anxhelina mori urime edhe nga familjarë të tjerë.