Ka disa ditë që reperja e njohur Tayna, ka udhëtuar drejt Amerikës.
Me sa duket, artistja ka vendosur që pushimet pas turneut veror t’i kalojë në SHBA. Ajo po shoqërohet nga modelja shqiptare Vildane Zeneli dhe këtë e bëri të ditur ditë më parë në rrjete sociale.
Përveç që Tayna po kalon ditë dhe netë të mira atje, ajo ndryshoi edhe pamje.
Në një postim të fundit, reperja shihet me flokë të zeza.
Nuk dihet nëse flokët e saj janë peruke apo ajo ka shkuar me të vërtetë në të zezë ashtu siç edhe u prezantua vitin e kaluar në hitin që e bëri të famshme “Columbiana”.
Si ju duket më bukur – brune apo zeshkane?/Prive.al