“Sa rren!”, Jasmina i reagon ashpër Andit publikisht

By

Raporti mes Andit dhe Atdheut është rikthyer në vëmendje pasi të dy u bënë bashkë në aventurën televizive të “Big Brother VIP Kosova”.

Dikur miq të mirë, sot ata kanë një raport shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.

Kjo shkaku i një takimi që Andi ka bërë me Sarën, ish-të dashurën e Atdheut, vetëm pak pasi ata janë ndarë.

Versionin e tij ia ka thënë sot Stresit vet Andi.

Kjo nuk ka kaluar pa një koment nga Jasmina.

Ajo ka komentuar në postimin e “Big Brother VIP Kosova” duke kontestuar fjalët e Andit.

“Shoqja e Sarës? Hahahaa. Shoqja e Jasminës ishallah që erdhi me Sarën andej. Plus nuk keni qenë veç në lokal, i keni marrë edhe në shtëpi se po shoqja e Jasminës ka postuar në Snapchat. Hajde bre se na lodhe trutë e vogël sa gënjen”, është shprehur Jasmina mes tjerash.

Kujtojmë se në një intervistë të para disa javëve për Big Talk të Klan Kosova, bukuroshja ishte treguar e ashpër me ish-partnerin e saj, Andin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm