Duke zgjedhur ta mbajë diskrete ende fytyrën e saj këngëtarja Zaimina Vasjari, e ka uruar vajzën e saj për një datë të rëndësishme.
Vogëlushja e saj e parë me emrin Khloe, u bë tetë muajsh dhe nënat moderne si Zaimina nuk mjaftohen me festimin e vetëm të ditëlindjes dhe gjithmonë janë të gatshme të organizojnë diçka më tepër për fëmijët e tyre.
Me tortë e balona dhe e veshur me rroba tejet të lezetshme, Khloe ka pozuar për të ëmën e saj në një imazh ku pranë ka edhe tortën për të kremtuar tetë mujorin e saj të lindjes. /Prive.al