Ish-fituesi i Big Brother, Arbër Zeka, ka treguar për Klankosova.tv, çmimin që mori para nëntë vjetësh, në edicionin e pestë në atë kohë të këtij spektakli.
Ai tha se mori rreth 55 mijë euro.
Mes tjerash, Zeka tregoi për Klankosova.tv, se kush sipas tij mund të fitojë sot në Big Brother VIP.
“Më pëlqen Donaldi, por loja e Big Brother për të, më ka zhgënjyer. Për fitore tash, jam në mes të Donaldit, Ilirit dhe Arjolës”, tha tash drejtuesi i një emisionin në RTK.
Tutje, Zeka tha se nuk do të kthehej më në Big Brother, veç nëse brenda do të ishin fituesit e secilit edicion.
Në fund, prezantuesi kosovar tha se fitoi famë mjaftueshëm në Big Brother, dhe ‘ia pa hajrin’ për shumëçka.