SA KUSHTON NJË MAICË E KRESHËS ?!

By

Nuk bën pjesë në grupin e reperëve që luksin e kanë pjesë të pandashme në imazh e videoklipe.

Madje shpeshherë bashkë me anëtarët e tjerë të PINT ironizoi kolegët e apasionuar pas markave të shtrenjta.

E pamë edhe duke ushtruar pa asnjë kompleks profesionin e pastruesit të rrugëve.

Me thjeshtësinë e tij, Kreshnik Fazliu ka dëshmuar gjithmonë se ajo për të cilën dëshiron të spikasë në skenë janë vlerat e muzikës që kultivon.

Së fundmi, Kresha është parë në disa fotografi duke veshur një maicë të brendit Mushu.

Nga një kërkim që Prive bëri në internet, rezultoi se kësaj rradhe  krijuesi i hitit ‘Luv luv’ nuk është treguar edhe aq dorështrënguar sepse çmimi i saj ishte 44.59 euro.

Në sferën artistike, Mc Kresha ka kohë që nuk ka sjellur diçka të re, fakt që nuk i ka pëlqyer fansave të shumtë të këngëtarit. /Prive.al/

ec4b870f5d61c0572c33b5dee6ff1ebf65f28604ec8e2954da45cafb265a1d2e

Artikuj të ngjashëm