Sa kushton një çantë e Vlora Çitakut? Çmimi do t’iu habisë

By

Tashmë është bërë trend që figurat publike, me theks të veçantë ato të përfshirë në politikë të jenë në shënjestër mbi shpenzimet dhe garderobën.

E para që mund të na kujtohet në këtë mes është Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit që zë vend në media me çantat Chanel me vlerë prej disa mijëra eurove kur i pari i qeverisë kërkon rritje page nën pretekstin se i duhen kravata.

E një diskutim i tillë u ngrit edhe për ish-Ministren e PDK-së, tashmë ambasadore në Uashington, Vlora Çitaku.

U tha se Vlora ka çanta të markave si Hermes që kapin shifra marramendëse por realiteti duket të jetë larg.

Ka qenë vetë Çitaku ajo që i ka shuar zërat përmes një postimi në Facebook ku demanton shkrimet dhe shprehetqë në fakt,  çanta e saj kap shifrën vetëm prej 35 eurove. Me këtë që na zbuloi, Vlora vulosi faktin që është një kursimtare e madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm