Në ekranet tona ai zë vend çdo ditë. Aktiviteti politik si lider i subjektit të dytë më të madh opozitar, Ramush Haradinaj shfaqet shumë i angazhuar pa rreshtur, çdo ditë.
Në terren, në zyrë e në takime kalon një ditë e Ramushit.
Megjithatë, si baba i tre fëmijëve e bashkëshort, ai gjen kohë edhe për personat më të dashur.
Në një material për Prive, Haradinaj erdhi krejtësisht ndryshe duke treguar një ditë të tij në punë, fitnes e shtëpi.
Videoja e mëposhtme ju sjell kreun e AAK-së, në një tjetër dimension si bashkëshort e baba.
Mes tjerash, edhe fëmijët e zotëri Haradinajt flasin për babain e tyre.