Aktorja Adriana Matoshi ishte para pak muajsh protagoniste në emisionin Prive në rubrikën “Kutia e pyetjeve” ku ndër të tjera artistja u pyet edhe për jetën e saj personale.
Një ndër pyetjet ishte se si është për të, të jetë nënë e vetme me katër fëmijë.
Për këtë gjë, Matoshi u shpreh se është goxha e vështirë, pasiqë janë mosha të ndryshme por që mundet t’ia plotësoj të gjitha kërkesat.
E për ti arritur këto duhet një rrogë e mirë prandaj Adriana është e fokusuar në shumë punë në të njëjtën kohë./Prive.al