Prezantuesja e njohur e PRIVE – Liberta Spahiu, ka zbuluar shumë gjëra rreth vetes përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram.
Shumë ndjekës shfrytëzuan rastin për ta pyetur atë çfarë iu ka interesuar gjithmonë.
Dikush prej tyre e pyeti “sa e ki rrogën”- një gjë e cila iu intereson shumë njerëzve dhe natyrisht Liberta dha përgjigjen mirëpo pa treguar shifra.
“Rrogën e kom herë pak e herë më shumë, varet prej kushteve atmosferike”, tha prezantuesja.
Përveç kësaj, Liberta tregoi peshën, gjatësinë, a është në lidhje, çfarë bën në kohë të lirë dhe shumë të tjera përgjigjet e të cilave mund t’i kuptoni duke hyrë në profilin e Libertës në Instagram./Prive.al